LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tregon se çfarë është duke ndodhur me afganët e vendosur në Kampin Bondsteel në Kosovë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tregon se çfarë është duke ndodhur me afganët e vendosur në Kampin Bondsteel në Kosovë

Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara duke folur për afganët e vendosur në Kampin Bondsteel në Kosovë, ka thënë se autoritetet amerikane janë duke vazhduar verifikimin e tyre.

“Epo, si pjesë e procesit të vazhdueshëm të verifikimit për të evakuuarit afganë, disa nga ata, rastet e të cilëve kishin nevojë për përpunim shtesë, janë zhvendosur në kampin Liya, që ndodhet në kampin Bondsteel në Kosovë. Atje ekipet ndërinstitucionale po marrin pjesë në procesin për të përfunduar përpunimin e të dhënave për pranimin e tyre eventual në Shtetet e Bashkuara ose për rivendosjen në një vend të tretë”, ka thënë Price.


Në këtë drejtim ai ka shtuar se shumë nga ata që janë atje janë larguar tashmë dhe janë në proces – ose janë në proces të lejimit të largimit.

Për këtë proces, ai ka falënderuar të gjithë partnerët, përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës ka lejuar që këta të evakuuar të strehohen përkohësisht në Kampin Liya.

“Dhe ne po bëjmë të gjitha – duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të rehatshëm në Camp Bondsteel, ndërkohë që përpunimi është duke u zhvilluar”, ka thënë më tej Price gjatë një konference për shtyp, përcjell Telegrafi.

Ndërkaq në një pyetje rreth asaj se ku kanë shkuar ata që janë larguar nga Kosova, ai është përgjigjur: “Në disa raste, ata kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara. Në disa raste, ata mund të kenë shkuar në vende të treta”.

Ndryshe, pas largimit të forcave ndërkombëtare që kanë qenë në Afganistan për 20 vjet, nga ky vend janë larguar edhe rreth 60 mijë persona të tjerë, që kanë bashkëpunuar me këto forca.

Ata janë larguar nga ky shtet përmes fluturimeve ushtarake të organizuara nga SHBA-ja dhe shtetet e tjera aleate dhe kanë përfunduar në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori