LAJMI I FUNDIT:

ZDX, vetura e parë elektrike e Acura prezantohet me 17 gusht

ZDX, vetura e parë elektrike e Acura prezantohet me 17 gusht

Acura sapo ka njoftuar zyrtarisht se me 17 gusht do ta prezantojë veturën e saj të parë elektrike, ZDX.

Kjo ndodh afro 1 vit pasi që marka e kishte prezantuar konceptin Precision EV, dhe nuk është një koincidencë – Acura thotë se ZDX “reflekton shumicën e tematikave të eksterierit” të koncept veturës Precision.


Së bashku me njoftimin e datës së prezantimit, marka lansoi edhe një video “teaser” të cilën mund ta shihni më poshtë, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.

Acura thotë se ZDX, po ashtu edhe versioni i performancës ZDX Type S, do të dalin në shitje në fillim të vitit të ardhshëm ekskluzivisht në internet, duke shfaqur “teknologji intuitive të integruara inteligjente si pajisje standarde”.

Kjo përfshinë edhe integrimin e “Google built-in” të Acura-s, gjë e cila tingëllon se vetura do ta ketë programin Android Automotive, edhe pse kjo nuk përmendet askund nga marka.

Megjithatë, Acura deklaron se ZDX do të ketë “një version të përmirësuar të Google Maps” me vlerësime të kohës së karikimit, planifikim të optimizuar rrugor për karikim dhe parakushtin e baterisë për karikuesit e shpejtë DC, si dhe funksionalitetin e Google Assistant dhe Google Play për shkarkimin e aplikacioneve të tjera. /Telegrafi/