LAJMI I FUNDIT:

Zdrukthëtari nga Begraca e Kaçanikut, që krijon vepra të mahnitshme nga druri (Video)

Zdrukthëtari nga Begraca e Kaçanikut, që krijon vepra të mahnitshme nga druri (Video)

Nuk ka përfunduar një shkollë të artit, por punimet të cilat i bën, tregojnë se ka talent në këtë fushë.

Oborri i tij i është shndërruar në një ambient ekspozues. Punime dore nga më të ndryshmet, i kishte radhitur, duke pasqyruar kështu punën e tij prej 40 vitesh.


Është ky Fahri Luzha nga fshati Begracë i Kaçanikut, i cili këtë zanat e trashëgoi nga babai i tij. Ai ka thënë se ishte fëmijë kur kishte filluar t’i ndihmonte të atit.

“Si fëmijë kam qenë i interesuar se çfarë po punon prindi dhe i kam ndihmuar atij. Tash kam filluar edhe vet me punua në këtë punë sepse edhe mjetet i kam. Punoj zakonisht me porosi, por kur kam kohë të lirë bëj gjëra për hobi”, shprehet zdrukthëtari Luzha, përcjell Telegrafi.

Lënda e parë për këto punime, është druri, të cilën e perfeksionin aq mirë, duke krijuar objekte të ndryshme.

Qerre për kuaj, objekte të vjetra druri, që i kishin shërbyer dikur në epoka të ndryshme, janë vetëm disa nga punimet.

Ai ka thënë se, edhe pse nuk ka një interesim  të madh për këto punëdore, ai i punon me shumë dëshirë, cdoherë në kohë të lirë.

“Më sfiduese është ndërtimi i rrotave nga druri për objektet që kam në oborr, sepse kërkohet punë shumë precize. Objektet që ndërtoj më marrin kohë deri në një muaj”, tregon Luzha.

Punën më të madhe e bën në punishte, aty ku fshihet i gjithë kreativiteti i veprave të tij. Me anë të veglave të ndryshme, arrin që të nxjerr në pah një art specifik, që të kthen në kohë.

Ndonëse ka 40 vite me këtë zanat, Fahri Luzha ka thënë se nuk mendon se do të ndalet, pavarësisht vështirësive që vijnë nga ky profesion./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori