LAJMI I FUNDIT:

Zdravev: Të gjitha lëndët e PSP-së duhet të kenë epilog gjyqësor

Zdravev: Të gjitha lëndët e PSP-së duhet të kenë epilog gjyqësor

Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe gjykatësi suprem, Kiro Zdravev, thotë se të gjitha lëndët e hapura nga PSP, pavarësisht se në cilën fazë janë, duhet që të kenë epilog gjyqësor.

“Për lëndët që më janë në gjykatë, duhet që të ketë aktgjykim adekuat. Për lëndët tjera, duhet që t’i marrë prokuroria e rregullt, duhet të merren vendime prokuroriale përkatëse. Ajo që lëndët i ka marrë prokuroria e rregullt e bën të varfëruar mendimin e Gjykatës së Lartë”, tha Zdravev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas mendimit juridik të Gjykatës së Lartë, PSP është paditës i paautorizuar në të gjitha hetimet dhe parahetimet për të cilat deri më 30 qershor të vitit 2017-të nuk është dorëzuar akuzë. Bëhet fjalë për 2 lëndë, 18 hetime dhe qindra procedura parahetimore.

Zdravev para seancës, nuk deshi të precizojë nëse do të diskutohet për shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski./Telegrafi/