Zbuloni mungesën ose tepricën e hormoneve të Tiroidesë me 50% zbritje

Qendra Diagnostike Endokrinologjike ElitaPlus për hir të festës së Flamurit, me 25 nëntor ofron mundësi të analizave për gjëndrën tiroide me 50% zbritje, të cilat mund t’ju ndihmojnë të zbuloni mungesën ose tepricën e hormoneve të Tiroidesë. Zbritja gjithashtu vlen edhe për të gjitha analizat tjera!
HIPOTIREOZA, mungesa e hormoneve të gjëndrës tiroide (T4 i ultë dhe TSH i lartë) - Është gjendje në të cilën gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Sëmundja më e shpeshtë e tiroidesë. Tiroidea është gjëndër në formë fluture në mes të qafës, prodhon dy hormone, T3 dhe T4, të cilat rregullojnë mënyrën se si trupi përdor energjinë. Funksioni i tiroidesë kontrollohet nga një gjëndër e trurit, e njohur si hipofizë. Hipofiza prodhon hormonin stimulues të tiroides, TSH, i cili nxitë tiroiden për të prodhuar T3 dhe T4.
SIMPTOMET: Lodhje, plogështi, përgjumësi, harresë, mungesë e disponimit, ndjenja e të ftohtit, lëkura e thatë, dobësimi dhe rënia e flokëve, shtim në peshë (ajtje në fytyrë dhe trup), kapsllëk.
HIPERTIREOZA, teprica e hormoneve të gjëndrës tiroide (T4 i lartë dhe TSH i ultë) - Nga sasia e hormoneve T3 dhe T4 të cilët i prodhon gjëndra tiroide varet intensiteti i punës së qelizave në organizëm. Teprica e hormoneve të tiroidesë në gjak njihet si Hipertireozë.
Sot ka disa mundësi trajtimi te hipertireozes: tabletat, jodi radioaktiv dhe operacioni.
SIMPTOMET: Lodhje, rrahje në kraharor, humbje në peshë, dridhje e duarve, theksim i syve (të dy syve ose njërit sy), neurozë.
Diagnostikimi me kohë dhe trajtimi i duhur i eviton pasojat e mundshme dhe për këtë arsye, Laboratori i ElitaPlus ka vendosur që me datë 25 nëntor të ofrojë 50% zbritje në analizat për gjëndrën tiroide T4, TSH, aTG, aTPO, si dhe të gjitha analizat tjera!
Qendra Diagnostike Endokrinologjike ElitaPlus – është qendër e specializuar për sëmundje të gjëndrës tiroide dhe ofron; vizita specialistike nga endokrinolog me përvojë shumëvjeçare si dhe ekzaminime të tjera si ultrazëri i tiroidesë, Punksioni i gjëndrës tiroide FNAB në rastet me tumore të tiroidesë dhe testet me gjak: T3, T4, TSH, aTG, aTPO, TSI, TG dhe KALCITONIN.




































