"Avatar 2" duket se më në fund është afër realitetit.

Regjisori James Cameron rikthehet për të drejtuar vazhdimin e shumëpritur të hitit të vitit 2009, të titulluar zyrtarisht "Avatar: The Way of Water".


Disney ka zbuluar pamjet e reja të filmit në CinemaCon në Caesars Palace në Las Vegas të mërkurën.

210315070819 avatar movie still exlarge 169 "Avatar"

"Avatar: The Way of Water" do të ndjekë familjen Sully teksa ata luftojnë për të qëndruar gjallë.

‘Trailer’- i i parë i filmit do të debutojë në kinema përpara "Doctor Strange in the Multiverse of Madness" të Marvel, më 6 maj.

Në vazhdim do të luajnë Sam Worthington, Zoe Saldana, Giovanni Ribisi, Sigourney Weaver, Stephen Lang, Kate Winslet, Vin Diesel, Michelle Yeoh, Edie Falco, Cliff Curtis dhe Jemaine Clement.

"Avatar: The Way of Water", i pari nga katër vazhdimet e planifikuara, raportohet se do të dalë më 16 dhjetor. Tre vazhdimet e tjera vijnë në kinema çdo dy vjet, në 2024, 2026 dhe 2028.

Kujtojmë që në vitin 2009, "Avatar" bëri histori duke u bërë filmi i parë që kapërceu shifrën prej 2.8 miliardë dollarësh në arkat ndërkombëtare. /Telegrafi/