LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet skuadra që ofroi 100 milionë euro për Ansu Fatin, por Barcelona refuzoi ta shiste yllin e tyre

Zbulohet skuadra që ofroi 100 milionë euro për Ansu Fatin, por Barcelona refuzoi ta shiste yllin e tyre
Ansu Fati . (Photo by Eric Alonso/Getty Images)

Gjatë ditës së djeshme në Spanjë qarkulluan lajmet se Barcelona kishte refuzuar një ofertë 100 milionë euro për Ansu Fatin.

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të madhe financiare, por përkundër kësaj ka refuzuar largimin e xhevahirit të saj.

17-vjeçari ka zhvilluar 24 ndeshje në të gjitha garat me ekipin e parë të Barcelonës, ku ka realizuar pesë gola dhe ka bërë një asistim.


E përditshmja katalunase Sport tanimë ka zbuluar edhe emrin e skuadrës që ka bërë këtë ofertë për Fatin.

Anssumane Fati . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ka qenë gjiganti anglez Manchester United që ka ofruar 100 milionë euro për transferimin e tij, ofertë që është hedhur poshtë menjëherë nga katalunasit.

Barcelona i ka bërë të qartë drejtuesve të gjigantit anglez se Fati mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij prej 170 milionë eurove.

Por kjo klauzolë e tij do të rritet edhe më shumë, pasi në momentin që Fati bëhet nga edicioni i ri lojtar i padiskutueshëm i ekipit të parë, atëherë automatikisht do të ketë klauzolë largimi prej 400 milionë euro.

Ansu Fati . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Përkundër vështirësive të mëdha financiare, Barcelona do të vazhdoj të mbajë në radhët e veta Fatin pasi shihet si e ardhmja e klubit katalunas.

Vlen të theksohet se për të interesim ka shprehur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori