LAJMI I FUNDIT:

Fshihte hashashin në vendin intim për burrin e saj në burg, zbulohet nga policia shqiptare

Fshihte hashashin në vendin intim për burrin e saj në burg, zbulohet nga policia shqiptare
Foto: Ilustrim

Gjykata e Krujës ka pezulluar nga detyra tetë punonjës policie të burgut të Fushë Krujës, pas hetimit të prokurorisë, që dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën gjatë lëvizjes së të dënuarve nga njëri sektor në tjetrin.

Siç raporton topchannel, hetimet që zgjatën gjashtë muaj, zbuluan një skemë të shpërndarjes së hashashit në burgun e Fushë Krujës. Duke përdorur metoda speciale të hetimit, u zbulua që shtetasi I. R. i dënuar për drogë, shiste hashash në burg tek të dënuarit e tjerë.

Përfitimi i tij nga kjo lloj tregtie brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, ishte një gram hashash kundrejt një karte telefoni. Droga futej në burg, nëpërmjet bashkëshortes së të dënuarit, Sh. R., për të cilën gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.

Bashkëshortja e I. R., e fshihe hashashin në vendet intime, duke lehtësuar kështu kalimin, ndërkohë që si detaj rëndues për të janë edhe përgjimet telefonike.

Ndërkaq prokurori i çështjes Florian Bonjaku, në dosje ka përfshirë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij.

Në përgjime e prokurorisë, dëgjohet që I.R. i kërkon bashkëshortes së tij ta sigurojë mirë drogën, ndërkaq bashkëshortja i përgjigjet që herë tjetër do sigurohej më mirë për shkak se kishte rrezikuar te binte viktimë e kontrollit.

Burimet po ashtu thonë, se për këtë arsye gjykata ka pezulluar nga detyra edhe dy punonjëse policie femra që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se skema e shpërndarjes së drogës në burg u zbulua përmes infiltrimi të një tjetri të dënuar, pas indicieve dhe të dhënave të vetë drejtorisë së burgjeve e cila dyshonte që në çeli po shpërndahej hashash.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori