Shkencëtarët e kanë zbuluar origjinën e skeletit të gjatë 13 centimetra, që dyshohej se ishte jashtëtokësor.

Testi i ri i ADN-së, tregoi se skeleti dhe mbetjet tjera janë njerëzore, që i përkasin një vajze që ishte xhuxhe, transmeton Telegrafi.


Zbulohet foto 2

Trupi me dhjetë brinjë dhe kokë në formë koni, ka marrë nofkën Ata, pasi ishte gjetur në shkretëtirën Atakama të Kilit, gjatë vitit 2003.

Zbulohet foto 3

Zbulohet foto 4

Për shkak të dukjes së pazakontë, është menduar se ishte jashtëtokësore, ndërsa u bë pjesë e shumë dokumentarëve, si bazë dhe dëshmi e jetës jashtë planetit tonë.

Zbulohet foto 5

Zbulohet foto 6

Pas pesë vitesh analizash të thella gjenetike, shkencëtarët kanë gjetur thelbin, që tregon se kjo specie, të vetmen lidhje e ka me njerëzit.

Zbulohet foto 7

Testet gjenetike që janë bërë në universitetet e Kalifornisë, an Franciskos dhe Stanfordit, tregojnë se eshtrat janë të një femre që ka vdekur para 40 vitesh.

Zbulohet foto 8

Fillimisht u besua se ishte fëmijë që ka vdekur gjashtë apo tetëvjeçar, po tani është specifikua që ishte fetus, apo bebe që vdiq menjëherë pas lindjes.

Zbulohet foto 9

Zbulohet foto 10

Hulumtuesit po bëjnë përpjekje të vazhdueshme, për të zbuluar arsyet e deformimit të trupit, si dhe shkaqet e shtatit ekstrem të shkurtër. /Telegrafi/