LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet pllaka përkujtimore e vizitës së senatorëve amerikanë në krye me Bob Dole, Haradinaj-Stublla: Kjo pllakë do të jetë kujtesa jonë kolektive e ditës kur bota nuk heshti më

Zbulohet pllaka përkujtimore e vizitës së senatorëve amerikanë në krye me Bob Dole, Haradinaj-Stublla: Kjo pllakë do të jetë kujtesa jonë kolektive e ditës kur bota nuk heshti më

Me rastin e 30-vjetorit të delegacionit të senatit amerikan, i udhëhequr nga senatori Bob Dole që kishte vizituar Kosovën për herë të parë është zbuluar pllaka përkujtimore në sheshin “Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla me rastin e zbulimit të pllakës se kjo pllakë do të jetë kujtesa jonë kolektive e ditës kur bota nuk heshti më, transmeton Telegrafi.


Në një postim në Facebook, Haradinaj-Stublla, ka shkruar se më 29 gusht të vitit 1990, delegacioni i senatit të SHBA-ve, i udhëhequr nga senatori Bob Dole vizitoi për herë të parë Kosovën.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Haradinaj-Stublla:

KJO PLLAKË DO TË JETË KUJTESA JONË KOLEKTIVE E DITËS KUR BOTA NUK HESHTI MË!

Me 29 gusht 1990, delegacioni i senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga senatori Bob Dole vizitoi Kosovën për herë të parë.

Kjo vizitë u organizua në kohën e heqjes së njëanshme të statusit të njësisë federale të Kosovës brenda Jugosllavisë, dhe imponimit të politikave diskriminuese ndaj popullatës etnike shqiptare në Kosovë nga Serbia.

Qëllimi i kësaj vizite ishte mbledhja e informatave të drejtpërdrejta në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut që janë kryer në mënyrë sistematike kundër popullit të Kosovës nga regjimi serb.

Dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës dolën në rrugë për të mirëpritur senatorët e ShBA-ve dhe u mblodhën rreth kësaj ndërtese, ku delegacioni zhvillonte takimet.

Policia serbe përdori forcë brutale për të shpërndarë këtë tubim të qetë dhe kremtues të qytetarëve.

Pas përfundimit të vizitës, senatori Dole bëri deklaratën historike:

“Liria po vjen, demokracia po vjen”.

Që nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar pranë popullit të Kosovës. Diaspora shqiptaro-amerikane, udhëhequr nga z.Xhim Xhema kishin rol vendimtar në realizimin e kësaj vizitë historike.

29 gusht 2020

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Republika e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori