Teleskopi kozmik Euclid, i cili operon në kuadër të misionit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) me ndihmën e NASA-s, ka zbuluar një fenomen shumë të rrallë në fqinjësinë tonë kozmike, të njohur si Rripi i Einstein-it.
Rripi i Einstein-it krijohet kur drita e një galaksie të largët përkulet dhe formon një rreth për shkak të pranisë së një objekti në planin e parë. Emri i tij është në nder të Albert Einstein-it, teoritë e të cilit të relativitetit të përgjithshëm parashikojnë se drita përkulet dhe forcohet kur kalon afër objekteve masive në hapësirë.
Kështu, objekte veçanërisht masive si galaksitë dhe grumbujt e galaksive veprojnë si lente kozmike, duke mundësuar që shkencëtarët të shohin objekte akoma më të largëta. Ky fenomen është i njohur si lentet gravitacionale.
Bruno Altieri, shkencëtar nga misioni Euclid, vuri re shenja të rripit të Einstein-it gjatë testeve të para të anijes kozmike në shtator të vitit 2023.
“Që në atë imazh të parë të vëzhgimit e pashë, por pas vëzhgimeve të mëtejshme, Euclid arriti të kapte rripin perfekt të Einstein-it”, tha Altieri. “Për mua, si dikush që ka qenë gjithmonë i fascinuar nga lentet gravitacionale, kjo ishte një përvojë e pabesueshme”.
Drita vjen nga një galaksi që nuk ishte vëzhguar deri tani Rripi shfaqet rreth qendrës së një galaksie eliptike të studiuar mirë, NGC 6505, e cila është rreth 590 milionë vite dritë larg Tokës në yllësinë e Dragoit (Draco). Pavarësisht se kjo distancë tingëllon shumë e madhe, në shkallën kozmike, NGC 6505 konsiderohet një galaksi relativisht e afërt. Falë rezolucionit të lartë të instrumenteve të anijes Euclid, ky është hera e parë që është vërejtur një rrip dritë rreth kësaj galaksie.
Drita që formon rripin vjen nga një galaksi edhe më e largët, e cila ndodhet rreth 4.42 miliardë vite dritë larg Tokës. Kjo galaksi nuk ishte vëzhguar deri tani dhe ende nuk ka një emër zyrtar.
“Rripi i Einstein-it është një shembull i një lenteje gravitacionale të fuqishme. Një lente gravitacionale e fuqishme mund të krijojë imazhe të shumta të burimit në sfond, të cilat ndonjëherë shfaqen si harkë ose rripa si ky. Të gjithë këta shembuj janë të veçantë sepse janë të rrallë dhe shkencërisht shumë të dobishëm. Ky rrip është veçanërisht interesant për shkak të afërsisë së tij me Tokën dhe përputhshmërisë së tij perfekte, e cila e bën atë jashtëzakonisht të bukur”, shpjegon Conor O’Riordan nga Instituti Max Planck për Astrofizikë në Gjermani, autor kryesor i punimit të parë shkencor për këtë rrip.
Duke hetuar si është zgjeruar dhe formuar universi gjatë historisë së tij kozmike, misioni Euclid do të zbulojë më shumë për rolin e gravitetit dhe natyrën e energjisë dhe materies së errët. Energjia e errët është një forcë misterioze që, duket, shkakton zgjerimin e shpejtë të universit.
Teleskopi kozmik Euclid do të mbulojë më shumë se një të tretën e qiellit, duke vëzhguar miliarda galaksish deri në një distancë prej 10 miliardë vite dritë. Pritet që të identifikojë rreth 100 mijë lente gravitacionale të fuqishme.
Për të realizuar misionin, Euclid do të duhet të gjejë “lenten e dobët” “Euclid do të revoluicionarizojë këtë fushë të shkencës me të dhënat që nuk i kemi pasur deri tani,” tha Conor O’Riordan, shkencëtar nga ekipi i Euclid-it.
Megjithëse gjetja e rripit të Einstein-it është një sukses i rëndësishëm, Euclid do të duhet të kërkojë një formë tjetër, më pak të dukshme të lentes gravitacionale, të quajtur “lente e dobët”, për të përmbushur misionin e tij për të kuptuar energjinë e errët. Me lente të dobët, galaksitë në sfond duken pak të shtrira ose të zhvendosura.
Euclid u prezantua nga Cape Canaveral në Florida më 1 korrik 2023 dhe filloi misionin e tij të vëzhgimit të detajuar më 14 shkurt 2024. Misioni gradualisht po krijon hartën më të gjerë 3D të universit deri më sot. Gjetja e rripit të Einstein-it kaq herët në mision tregon se Euclid është në rrugën e duhur për të zbuluar shumë më tepër sekrete të universit.
Punimi shkencor për këtë zbulim u botua në revistën Astronomy & Astrophysics. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kroacia ka marrë aeroplanin e njëmbëdhjetë luftarak francez Rafale

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

"Kush nuk kërcen është me Erdoganin" - banorët e Stambollit dalin në rrugë pas arrestimit të kryebashkiakut

Zhytësi vdes në shpellën famëkeqe nënujore në Florida, ndërsa dy shokët e tij ia dalin të gjallë

Zelensky kërkon 5 miliardë euro të tjera nga BE - sa më shpejt të jetë e mundur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn