LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kush e kontrollonte laboratorin e heroinës në Has

Zbulohet kush e kontrollonte laboratorin e heroinës në Has

Koka e grupit kriminal që ngriti një laborator të prodhimit të heroinës në fshatin Brenog të Hasit është një person i njohur i zonës që paratë i ka investuar në hotele dhe restorante.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se është shpallur në kërkim A.Hoxha, një person nga Kruja që ka disa investime në zonën pranë Rinasit, si hotele dhe restorante.


Nga provat që ka mbledhur deri tani grupi hetimor, referuar edhe dëshmisë së të arrestuarve, policia ka shpallur në kërkim A.Hoxhën prej disa ditësh bashkë me disa shtetas turq.

Hoxha dyshohet se është larguar nga Shqipëria e për këtë arsye është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mbeten në kërkim dy turq, ndërsa një i tretë u arrestua mbrëmjen e së dielës.

Në Brenog të Hasit u sekuestruan mbi 200 kilogram substanca narkotike, rreth 100 kilogram heroinë dhe mbi 100 kilogram përzierës. Mbeten të arrestuar 5 punëtorët, banorë të fshatit Brenog por ende nuk janë kapur organizatorët e trafikut dhe ideatorët e laboratorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori