LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit nëse shkarkohet Fonseca

Zbulohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit nëse shkarkohet Fonseca

Disa media të ndryshme në Itali kanë raportuar këtë mbrëmje që në rast se Milani vendos ta shkarkojë Paulo Fonsecan, atëherë Sergio Conceicao do të jetë kandidati kryesor për ta pasuar atë në stol. 

Këto thashetheme u shpërndanë me shpejtësi të madhe në Itali para ndeshjes me Romën në Serie A. 

Sky Sport Italia, Sport Mediaset, Gazzetta dello Sport dhe Sportitalia kanë të njëjtin mesazh – pozita e Fonsecas është bërë shumë e dobët dhe ai mund të shkarkohet nëse nuk ka përmirësim rezultatesh. 


Sipas një raportimi nga Sportitalia, kjo ka ndodhur për shkak të një takimi tejet të tensionuar mes trajnerit Fonseca dhe Zlatan Ibrahimovic më herët gjatë ditës. 

Është një shenjë e tensionit përreth klubit në përgjithësi, ku gjatë ndeshjes me Romën pati fishkëllima në drejtim të pronarit Gerry Cardinale për të cilin tifozët po kërkojnë të jap dorëheqjen. 

Sa i përket Conceicao, 50-vjeçari e njeh kampionatin e Serie A pasi në të kaluarën si lojtar kishte luajtur për Lazion, Parman dhe Interin nga 1998 deri 2004. 

Karriera e tij si trajner e ka parë atë duke drejtuar klube si Braga, Vitoria Guimaraes, Nantes dhe Porto./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

Premier League

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

Bundesliga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori