LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gjarpri më i madh në botë, anakonda peshon 200 kilogramë dhe është tetë metra e gjatë – kokën e ka sa të njeriut

Zbulohet gjarpri më i madh në botë, anakonda peshon 200 kilogramë dhe është tetë metra e gjatë – kokën e ka sa të njeriut

Gjarpri më i madh në botë u zbulua në pyjet tropikale të Amazonës! Anakonda e gjelbër veriore, më pak se tetë metra e gjatë dhe peshon pothuajse 200 kilogramë, u zbulua nga profesori dhe prezantuesi televiziv Freek Vonk.

Përkundër faktit se anakonda kishte një kokë me madhësi njerëzore, profesor Vonk (40) nuk kishte frikë t’i afrohej përbindëshit, transmeton Telegrafi.


Pamjet e pabesueshme tregojnë një biolog holandez duke notuar pranë një anakonde gjigante të trashë sa një gomë veture.

Deri më tani, vetëm një specie e anakondës së gjelbër – e quajtur edhe anakonda gjigante – ishte njohur në Amazon.

Anakonda e gjelbër veriore tani është konfirmuar si një specie e veçantë në një studim të ri të botuar në Diversity.

“Së bashku me 14 shkencëtarë të tjerë nga nëntë vende, zbuluam se lloji më i madh i gjarpërinjve në botë është anakonda e gjelbër. Ato janë në fakt dy lloje të ndryshme. Anakondat e gjelbra të gjetura në veri të zonës së tyre në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Venezuelën, Surinamin dhe Guianën Franceze, duket se i përkasin një specie krejtësisht të ndryshme. Edhe pse në pamje të parë duken pothuajse identike, dallimi gjenetik mes tyre është pesë për qind e gjysmë, që është i madh. Për shembull, njerëzit dhe shimpanzetë ndryshojnë gjenetikisht nga njëri-tjetri vetëm me rreth dy përqind”, tha Vonk.

Llojit të ri iu dha emri latin Eunectes akaiima ose anakonda e gjelbër veriore. Studiuesit thonë se tashmë është në rrezik.

“Rajoni i Amazonës është nën presion të madh nga ndryshimet klimatike dhe shpyllëzimi i vazhdueshëm. Më shumë se një e pesta e Amazonës është zhdukur tashmë, një zonë 30 herë më e madhe se Holanda. Mbijetesa e këtyre gjarpërinjve gjigantë legjendar është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbrojtjen e habitatit të tyre natyror”, thotë Vonk.

Profesor Jesus Rivas, autori kryesor i studimit, shpjegoi se ai kuptoi se kishte më shumë se një specie anakonda të gjelbër më shumë se 15 vjet më parë.

Më pas ai dhe gruaja e tij Sara, e cila është gjithashtu shkencëtare, filluan të analizojnë mostrat për të vërtetuar dallimet gjenetike. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Njerëzit ndajnë foto të zakoneve më të bezdisshme të partnerëve të tyre

Fun
Kalo në kategori