Pas një sezoni të pasuksesshëm në futbollin italian dhe evropian, sezonin e ardhshëm Milani do të tentojë të ecë më tej në të gjitha garat dhe së shpejti do të prezantohet fanella e re për vitin e ardhshëm, e cila tashmë ka rrjedh në internet.

Tradicionalisht, faqja e specializuar që zbulon pamjen e fanellave të klubeve të futbollit, Footy Headlines, ka zbuluar edhe se si do të jetë fanella e Milanit për sezonin e ardhshëm 2024/25.


Është sezoni jubilar, sezoni i 125-të i Milanit që nga fillimi i tij dhe me këtë rast në San Siro vendosën për një dizajn të vërtetë ‘retro’ që do t'i kthejë tifozët në fillimet e klubit me stilin e tij.

https://twitter.com/Footy_Headlines/status/1783097070141767884

Fanella është realizuar sërish në bashkëpunim me kompaninë Puma dhe këtë herë do të dominojë ngjyra e kuqe me vija të zeza, ndërsa pjesa e pasme e fanellës do të jetë tërësisht e kuqe. Përveç dy vijave të bardha anash, me të bardhë do të jenë edhe emrat e sponsorëve.

Në anën e pasme do të jetë numri 125, i cili do të tregojë numrin e viteve të klubit shtatë herë kampion evropian.

milan 3

milan 4

Meqë ra fjala, Milani ka një sezon të keq pas vetes sepse mbeti pa shanse për të fituar ndonjë trofe. Skuadra është në vendin e dytë në Serie A dhe nuk ka dyshim për këtë, por rivali i qytetit, Interi fitoi Serien A dhe kuqezinjtë u eliminuan si nga Liga e Kampionëve ashtu edhe nga Liga e Evropës. Gjithashtu, ata i dhanë lamtumirën herët Kupës së Italisë.

Milani sigurisht do të hyjë në sezonin e ardhshëm me një trajner të ri sepse vendosi që të mos vazhdojë me Stefano Piolin. Ende nuk dihet emri i pasuesit të tij, por bien në sy disa emra si Antonio Conte, Marko Van Bommel dhe Ignazio Abate. /Telegrafi/

milan 5

milan 6

telegrafi sport app