Nuk kanë fund problemet për brazilianin Neymar tek skuadra e tij e re Paris Saint Germain.

Pasi kishte bërë sherr me shokun e skuadrës Edinson Cavanin në fushë, Neymar është përplasur edhe me trajnerin Unay Emery.


Tanimë e përditshmja franceze ‘Le Parisien’, ka zbuluar gjithçka rreth prishjes së marrëdhënieve mes sulmuesit brazilian dhe trajnerit spanjoll.

neymar psg paris saint germain 1n0xwrfen7wf71hp8ybr685emn

Gjithçka ka ndodhur pasi Neymar nuk po i duron seancat taktike para televizionit që Emery po i bënë në PSG.

Futbollistët e gjigantit francez janë të detyruar të qëndrojnë 30 minuta para televizionit për të parë seanca taktike dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer brazilianit.

Neymar ka bërë tjetër kërkesë që të privilegjohet nga pjesa tjetër e skuadrës për këto seanca.

PSG ia ka aprovuar kërkesën brazilianit i cili tani e tuje do ta ketë një tjetër lehtësim nga klubi.

download 18

Neymar është futbollisti më i privilegjuar në botë, pasi atij iu është lejuar nga klubi të mos kthehet në mbrojtje, ka për vete dy fizioterapisë, gjatë stërvitjeve shokët e kanë të ndaluar të bëjnë ndërhyrje të ashpra si dhe ka të drejtë që të mbajë në dorë valixhe me logo personale ose të sponsorëve që preferon. /Telegrafi/

telegrafi sport app