eksperti ad

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, se gjatë aksioneve të zhvilluara sot janë identifikuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në lagjen Veternik dhe Kalabria.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet në terren kanë konstatuar lidhje të paautorizuar gjatë kontrolleve të rregullta.




“Edhe 3 lidhje ilegale gjatë ditës së sotme në Veternik dhe lagjen Kalabria. Vazhdojmë me aksione”, thuhet në njoftim të KRU "Prishtina".

Kompania i bënë thirrje qytetarëve që ta respektojnë ligjin dhe t'i shmangin kyçjet ilegale, të cilat dëmtojnë sistemin e furnizimit me ujë dhe konsumatorët e rregullt. /Telegrafi/