LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen planet e Mitsubishit deri në vitin 2021 (Foto)

Zbulohen planet e Mitsubishit deri në vitin 2021 (Foto)

Në mesin modeleve të reja, nuk pritet të shihet edhe Evo i ri

Prodhuesi japonez Mitsubishi, është duke punuar për një kohë të gjatë nëqetësi, pa bërë të ditura projektet e reja.konkret, transmeton Telegrafi. Kemi parë disa koncepte dhe janë bërë disa paralajmërime, por ende asnjë detaj rreth tyre. Motor Trend duke u bazuar në burime të afërta, ka zbuluar se çfarë plane ka Mitsubishi deri në vitin 2021. Por, megjithëse pritej, nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë Evo të ri. Apo kjo mund të jetë pjesë e fshehur, për t’i mbajtur të gjithë të interesuar deri në fund.


Gjatë muajit mars, ishte mësuar se do të lansohet një SUV i ri, sipas të gjitha gjasave me emrin Pajero ose Montero. Nuk ka datë lansimi, por është konfirmuar se ka nisur puna dhe kjo është shumë mirë. Thuhet se pjesë e planeve është edhe një makinë me hapësirën për bartjen e mallrave. Por, duke pasur parasysh partneritetin me Nissan dhe faktin që kjo kompani do ta lansojë një makinë të tillë, konsiderohet si konflikt interesi.

Do të ketë një crossover të ri, me platformë të konceptit e-Evolution, që do të lansohet brenda tri vitesh, që pritet të jetë hibrid që lëvizë edhe me bateri. Outlander tashmë është vjetruar, ndërsa besohet se i riu do të bëhet në bashkëpunim me Nissan, teksa pritet të lansohet brenda tri vitesh. Në të njëjtën kohë, Outlander Sport do të pësoi ri dizajnim, ndërsa do të ndajë të njëjtën platformë me Nissan Kicks. Jo çuditërisht, dy Mirage që janë ende në treg do të rikthehen sërish, pasi janë mjaft të lira dhe plotësojnë të gjitha kushtet. Mbi të gjitha, Mitsubishi planifikon t’i lansojë 12 makina tërësisht elektrike, në gjashtë vitet e ardhshme. /Telegrafi/