LAJMI I FUNDIT:

​Zbulohen kush janë të rinjtë që do të udhëheqin listën e PS-së në çdo qark

​Zbulohen kush janë të rinjtë që do të udhëheqin listën e PS-së në çdo qark

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar sot emrat që do të kryesojnë skuadrën e partisë që ai drejton në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama është shprehur se këtë herë e ka ndryshuar skemën dhe vendet e para do t’i lihen të rinjve, grave dhe vajzave.


“Vendet e para i duhen lënë të rinjve, grave, vajzave, që nuk janë enturazh në PS, por janë akterë të rëndësishëm të të gjithë procesit tonë dhe nga ana tjetër, fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është pjesë e vizionit tim për këtë vend dhe i vizionit të PS për përfaqësimin në këtë vend. Mendoj që është e rëndësishme të ndalem këtu për të sqaruar këtë mesazh. Nuk e kuptoj çfarë kuptimi ka që të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe në Vlorë. Unë do të vendosem aty ku është objektivi bazë dhe me skuadrën bazë do luftoj për të arritur objektivin maksimal. Pikërisht se jam udhëheqësi i partisë, kam detyrën t’i bëj të dyja”, ka thënë Rama, njofton Top Channel.

Më pas ka bërë prezantimin e emrave që do të kryesojnë listat e qarqeve. Vihet re se të gjitha janë femra dhe vetëm në dy qarqe, listat udhëhiqen nga Erion Braçe dhe Lavdrim Krashi. Sa i përket listës së Tiranës, u shpreh se nuk i ndan dot Najada Çomon dhe Luljeta Bozon, për të cilat thotë se kanë arritur t’i përçojnë komunitetit një përmasë të prekshme përkujdesje dhe dashurie.

Vendi i parë në Listën e Shkodrës: Edona Bilali

Vendi i parë në Listën e Vlorës: Pranvera Sulaj

Vendi i parë në Listën e Kukësit: Greta Duraku

Vendi i parë në Listën e Korçës: Eni Zake

Vendi i parë në Listën e Dibrës: Lavdrim Krashi

Vendi i parë në Listën e Berat: Hatixhe Konomi

Vendet e para në Listën e Tiranës: Luljeta Bozo dhe Najada Çomo

Vendi i parë në Listën e Fierit: Erion Braçe

Vendi i parë në Listën e Elbasanit: Evis Kushi

Vendi i parë në Listën e Gjirokastrës: Mirela Kumbaro

Vendi i parë në Listën e Lezhës: Lindita Nikolla

Vendi i parë në Listën e Durrësit: Milva Ekonomi.

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Kalo në kategori