LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fotografitë e BMV Serie 2 Gran Coupe, që do të lansohet më 2019 (Foto)

Zbulohen fotografitë e BMV Serie 2 Gran Coupe, që do të lansohet më 2019 (Foto)

Janë publikuar dy fotografi, që tregojnë modelin e ri nga BMW i cili do të lansohet pas dy vitesh.

Serie 2 Gran Coupe do të jetë një veturë luksoze më katër dyer, e cila ka një hapësirë më të madhe, por nuk dallon shumë nga modelet paraprake, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë është zmadhuar në krahasim me kupetë dy dyersh, që ishin më herët, për t’i dhënë komoditet më të madh udhëtarëve që ulen pas.


BMW 2

Sipas magazinave gjermane, thuhet se kjo veturë do të prezantohet në panair gjatë vitit 2019, ndërsa do të dal menjëherë në shitje në Evropë dhe Shtete të Bashkuara.

Nuk jepen detaje shtesë, për super-veturën që do të ketë çmim që fillon nga 30 mijë dollarë. /Telegrafi/