LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen fosilet e dinozaurit 80 milionë i vjetër nga Sahara (Foto)

Zbulohen fosilet e dinozaurit 80 milionë i vjetër nga Sahara (Foto)

Fosilet e një dinozauri që ka jetuar në shkretëtirën e Saharasë para 80 milionë vjetësh është gjetur së fundi nga ekip i shkencëtarëve.

Gjetjet e fosilit të titanozaurit janë gjetur në bregdetin e Egjiptit.


Studiuesit thonë se kanë të bëjnë me një lloj dinozauri me qafë të gjatë dhe me katër këmbë.

Titanozuari ka jetuar në periudhën Cretaceous të dinozaurëve dhe ishte i gjatë 10 metra dhe peshonte 5.5 tonë, transmeton KosovaPress.

Pjesët e skeletit përfshijnë pjesë të kafkës, nofullën e poshtme, qafën, shpatullat e pasme, brinjët.

Shkencëtarët thonë se dinozauri është një gjetje e madhe.

Fosilet e dinozaurëve nga periudha e vonshme  Cretaceous janë të rralla. /kp/Telegrafi/