Një playboy me një “oreks” për supervetura dhe gra të mrekullueshme, Matteo Messina Denaro dinte si të dallohet nga të tjerët.
Megjithatë, për gati 30 vjet, njeriu shpesh i quajtur “shefi i shefave” të mafies siciliane, ose edhe si Diabolik – dikur u bashkua me El Chapo dhe pasardhësin e Osama Bin Laden në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar në botë, përcjell Telegrafi.
Denaro mendohet se kishte një harem të dashurash dhe la një varg fëmijësh të paligjshëm pas.

Lindur në tokën italiane, Denaro ndërtoi emrin e tij si një kriminel famëkeq, përmes një seri vrasjesh dhe mizorish gjithnjë e më ekstreme.
Djali i ‘capo’ (kapitenit) mafioz me ndikim Francesco Messina Denaro, ai shpejt u ngrit në radhët e mafies siciliane – i njohur edhe si Cosa Nostra – duke mësuar të përdorë një armë në moshën 14-vjeçare dhe të kryente vrasjen e tij të parë kur ishte vetëm 18 vjeç.
Një nga viktimat e tij më të hershme nuk ishte një gangster, por një bos hoteli që u “kundërshtoi” lidhjen e tij me një recepsioniste.
Goditjet e tij për konkurrentët ishin edhe më të errëta.

Në 1993, pasi ekzekutoi shefin rival të tij Vincenzo Milazzo, ai ia ktheu vëmendjen tek e dashura shtatzënë e Milazzo dhe e mbyti atë deri në vdekje.
Ai besohet gjithashtu se ishte i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit Giuseppe di Matteo.
Por jeta në “nëntokë” nuk e pengoi perspektivën në rritje të Denaros.

Duke bashkuar klanet e shpërndara historikisht rreth qytetit të Trapiani, ai vendosi lidhje të freskëta me kartelet e shfrenuar të kokainës në Kolumbi.
Ashtu si homologu i tij Pablo Escobar, ai e parashikonte veten si një hero popullor për banorët e qytetit ndërsa biznesi lulëzonte.

“Ka njerëz këtu që dëshirojnë të shohin Messina Denaro të emëruar kryetar bashkie”, kishte thënë Francesco Garofalo, një anëtar i grupit antimafia Libera, për Guardian, përcjell Telegrafi.
Duke shmangur telefonat ose internetin, Denaro komunikoi kryesisht përmes shënimeve të shkruara me dorë të njohura si ‘pizzini’, duke lëvizur nga shtëpia në shtëpi përmes një rrjeti të fryrë të ndjekësve besnikë dhe duke adhuruar qytetarët.
Denaro, 57 vjeç, i cili pohoi: “Kam mbushur një varrezë të tërë”, siç duket ka vazhduar jetesën e tij luksoze, falë disa “investuesve” të tij, të cilët, sipas prokurorëve, përfshijnë politikanë dhe biznesmenë.
Hetuesit kanë pretenduar prej kohësh se ai, i kërkuar për më shumë se 50 vrasje, po mbrohet nga Frimasonët e fuqishëm në Trapani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rusia u kërkon banorëve në kufi me Ukrainën të evakuohen sa më shpejt

Sullivan: Me kundërofensivë, Ukraina do të rimarrë territor të rëndësishëm strategjik

Gjysmë milioni polakë dolën në rrugë, protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit

Gazetari serb që protestoi dje kundër Vuçiqit, sot u arrestua në Beograd

Mediat kroate: Vuçiq me video-adresim gati si Millosheviqi në vitin 2000

Kur do të fillojë kundërofensiva ukrainase ndaj rusëve?

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona