LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen disa detaje të 2025 KGM Musso EV elektrike – dhe disa fotografi

Zbulohen disa detaje të 2025 KGM Musso EV elektrike – dhe disa fotografi

KG Mobility, i njohur më parë si SsangYong, ka prezantuar një nën-markë të re për ofertat e saj të ardhshme me emrin Musso.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti i parë në këtë linjë të re është KGM Musso EV.


Kjo kamionçinë elektrike së shpejti do të pasohet nga një version me motor me djegie të brendshme.

Duke filluar me EV, KG Mobility ka ndarë vetëm profilin e kamionçinës përpara nisjes së saj në treg.

Fotografi të zbuluara zbulojnë se modeli i prodhimit ruan pjesën më të madhe të stilit të konceptit, me vetëm “disa karakteristika të zbutura”.

Modeli i ri i kamionçinës do të lansohet në Kore në tremujorin e parë të 2025-ës, me plane për zgjerim në tregje si Britania e Madhe dhe Australia më vonë.

Kujtojmë se bëhet fjalë për një markë të cilën edhe konsumatorët kosovarë kanë mundësinë të përjetojnë cilësinë dhe performancën e jashtëzakonshme të saj.

KG Mobility (KGM) është një markë e njohur ndërkombëtare që ka marrë në pronësi kompaninë e famshme SsangYong Motor Company, prodhuesin më të vjetër të makinave në Korenë e Jugut. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Pavarësisht

Pavarësisht "mbështetjes së Trump", Tesla duket se nuk po sheh ditët më të mira të saj

Auto

"Musk doli të ishte një budalla dhe unë nuk dua të drejtoj një veturë të ndërtuar nga një budalla", senatori amerikan heq dorë nga Tesla e tij

Auto
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Auto
Kalo në kategori