Vështirësitë financiare të Barcelonës mbeten të dukshme, pasi sipas raportit më të fundit financiar të publikuar nga Diario AS, klubi katalanas ende u detyrohet 159 milionë euro skuadrave të tjera për transferime të kryera më shumë se tre vite më parë.

Pavarësisht që dukej se Barcelona ishte prapë këndelljes në aspektin financiar, e kishte shpresë që në verën e vitit 2026 edhe të bënin ndonjë transferim të madh, një situatë e tillë duket e ndërlikuar për t’u realizuar.


Në raportin e fundit, ka rezultuar se katalunasit ende nuk janë në rregull për bilanc. Borxhet më të mëdha janë ndaj:

Leeds United – 41.9 milionë euro për Raphinha

Bayern Munich – 20 milionë euro për Robert Lewandowski

Sevilla – 24.5 milionë euro për Jules Kounde.

Gjithashtu, Manchester City pret 13.3 milionë euro për Ferran Torres, ndërsa Real Betis ka ende për të marrë 6 milionë euro për Emerson Royal. Borxhe më të vogla ekzistojnë edhe ndaj Rennes, Girona, Valencia dhe Sporting CP.

Në total, 140.6 milionë euro janë borxhe afatshkurtra që duhen shlyer brenda vitit, ndërsa 18.5 milionë euro janë borxhe afatgjata.

Megjithatë, Barcelona ka gjithashtu për të marrë 64.1 milionë euro nga klube të tjera, përfshirë:

FC Porto (6.7 milionë euro për Nico Gonzalez),

Al Ahli (4.1 milionë euro për Franck Kessie),

Shakhtar Donetsk (3.1 milionë euro për Marlon).

Pavarësisht kësaj situate të ndërlikuar financiare, klubi katalanas vazhdon të shfaqë besim në planin e tij të rimëkëmbjes, duke parashikuar të ardhura që do të kalojnë 1 miliard euro gjatë këtij sezoni./Telegrafi/

telegrafi sport app