LAJMI I FUNDIT:

Zbulimi i mrekullueshëm: Lapsi që zbulon kancerin për vetëm 10 sekonda (Video)

Zbulimi i mrekullueshëm: Lapsi që zbulon kancerin për vetëm 10 sekonda (Video)

Një pajisje e lehtë që manovrohet me duar mund të identifikojë indet kanceroze dhe jep shpresë për shanse më të mëdha të kurimit të tij.

Zbulimi vjen nga Universiteti i Teksasit dhe shkencëtarët thonë se është i saktë në 96% të rasteve. Kjo pajisje mund të ndihmojë heqjen e tumoreve më shpejtë, në mënyrë më të sigurt e më saktë.


Lapsi duhet të prekë një ind që dyshohet të jetë kanceroz dhe lëshon një sasi të vogël uji mbi të. Kimikatet që ndodhen brenda qelizave lëvizin drejt pikës së ujit, e cila thithet sërish nga lapsi për analiza.

Lapsi më pas futet në një spektrometër masiv (një pajisje që mund të masë masën e mijëra kimikateve çdo sekondë). Spektrometri nxjerr në pah më pas nëse indi është kanceroz apo i shëndetshëm.

Sfida që vjen me këtë zbulim është gjetja e kufirit mes indeve të shëndetshme dhe kanceroze. Në disa lloje tumoresh, kjo është e dukshme, por në disa lloje të tjerë vështirësia rritet.

Lapsi “MasSpec” do t’u sigurojë kirurgëve që e kanë hequr gjithë masën e tumorit/kancerit në rast operacioni dhe nuk kanë lënë gjë pas për t’u rishfaqur në një të ardhme të afërt.

Lapsi u testua mbi 253 subjekte dhe është planifikuar studimi i mëtejshëm para nxjerrjes në treg. Lapsi në vetvete është i pakushtueshëm, ndërsa spektrometri është i shtrenjtë dhe zë shumë hapësirë.

Kjo është gjithashtu një sprovë që duhet tejkaluar. Mjekët dhe studiuesit po përpiqen të zhvillojnë një spektrometër që është më i vogël dhe më i lirë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori