Destinacioni popullor, Maçu Piçu në Peru, dhe shtigjet e tij, janë studiuar nga mijëra persona çdo vit. Por, diçka u kishte shpëtuar vizitorëve dhe studiuesve!

Pesëmbëdhjetë minuta më këmbë nga qyteza e inkasve të lashtë, u haspën disa piktura në disa shpella. Ato tregojnë imazhin e një burri dhe një kafshë tip deveje, me gjasë një lama. Mbi ta qëndron një glif gjeometrik.


Stafi nga Departamenti i Kulturës Kuzko e zbuloi këtë vepër të lashtë arti, kur gjendeshin në një nga rrugët që të çojnë në Maçu Piçu.

Në të njëjtën zonë, atë të Paçamamas, u gjetën katër varre në vitin 1912, kur Hiram Bingham, njeriu që zbuloi qytetin inkas, u rikthye në një ekspedite të dytë. Të dhënat e tij nuk përmendin pikturat mbi shkëmbin e zi, kështu që supozohet se ai nuk i pa kurrë ato.

Studiuesit duhet ende të bien dakord në lidhje me moshën e tyre, por ka një mundësi që artisti t’i përkasë periudhës para-inkase. /bota.al/