LAJMI I FUNDIT:

ZBULIM I RI: Njerëzit së shpejti mund të zgjohen nga koma

ZBULIM I RI: Njerëzit së shpejti mund të zgjohen nga koma

Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish po punojnë për të identifikuar pacientët të cilët mund të kenë potencialin për t’u zgjuar nga koma pas humbjes së vetëdijes.

Sipas specialistëve 40% e pacientëve deri me tani janë diagnostikuar gabimisht, ndërsa testi i ri pritet të ketë saktësi deri në 94 për qind. Ky test do të përcaktojë shkallën e rikuperimit dhe mundësinë e zgjimit.


Ky ekip hulumtuesish ka zbuluar që sasia e glukozës që konsumohet nga truri në mënyrë të drejtpërdrejtë mund ta përcaktojë nivelin e vetëdijes, për të ardhmen që pret pacientin. Ata, nëpërmjet një pajisje për skanimin e trurit, kanë matur nivelin e glukozës në trurin e disa pacientëve, që kanë shërbyer si mostër për studim.

Ron Kupers nga Universiteti i Kopenhagenit dhe i Jejllit, që ka marrë pjesë në këtë studim, ka thënë: “Në të gjitha rastet, energjia e trurit në mënyrë të drejtpërdrejtë ka parashikuar nivelin e tanishëm të vetëdijes dhe gjasat për përmirësim”.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori