LAJMI I FUNDIT:

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik, në Selanik të Greqisë

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik, në Selanik të Greqisë

Në qytetin e Selanikut arkeologët kanë zbuluar diçka që pakkush e kishte imagjinuar: një thesar me më shumë se 300 mijë artefakte.

Një zbulim i tillë erdhi si pasojë e punimeve për ndërtimin e një rrjeti të ri metroje, punime të cilat më pas janë pezulluar për shkak të zbulimeve nëntokësore.


Fillimisht, gjatë punimeve u zbulua një rrugë e shtruar me gurë, ‘Decumanus Maximus’, që kalonte në zemër të Selanikut, rajonit të dytë më të rëndësishëm në Perandorinë Bizantine pas Kostandinopojës, në shekullin VI.

Pas gërmimeve që bënë arkeologët në të u gjetën rrënojat e një kishe. Po ashtu janë zbuluar edhe pesëmijë varre shumë prej të cilave me kurora të arta. Gjithashtu arkeologët kanë zbuluar edhe monedha, stoli, amfora, llamba nafte dhe vazo parfumi.

Pas këtyre zbulimeve arkeologët mendojnë se vendi ku ata bënë gërmimet ka qenë një qendër e lulëzuar tregtare.