LAJMI I FUNDIT:

Zbulim arkeologjik në Belsh, ministrja e Kulturës: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

Zbulim arkeologjik në Belsh, ministrja e Kulturës: Destinacion i ri kulturor dhe turistik

Fundjava që shkoi iu dedikua arkeologjisë në Shqipëri, në kuadër të Ditëve Evropiane të Arkeologjisë.

Në njërën prej këtyre ditëve, ministrja e Kulturës, Elva Margariti zgjodhi të ishte e pranishme pranë zbulimit më të fundit në fshatin Rrasë në Belsh, ku është zbuluar terma e periudhës romake.


“Një gjetje unike në gjithë Shqipërinë, që zgjeron hartën arkeologjike dhe perspektivën për zbulime të reja. Tani Belshi ka një destinacion të ri kulturor dhe turistik dhe bashkë me Bashkinë e Belshit dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore do ta promovojmë këtë hapësirë me rëndësi për arkeologjinë dhe historinë tone”, është shprehur Margariti në rrjetet sociale.

Ky ishte i dyti vit radhazi që Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore u përfshi në kremtimin e Ditëve Evropiane të Arkeologjisë. Kjo është një iniciativë e Institut National de Recherches Archéologiques Préventives.

Eventi ka si qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore e kryesisht asaj arkeologjike, ku shtetet pjesëmarrëse angazhohen të përfshijnë aktivitete sipas një programi të caktuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori