LAJMI I FUNDIT:

Zbukuroni tavolinën e vjetër me rripa lëkure

Zbukuroni tavolinën e vjetër me rripa lëkure

Nëse keni dashur që ta hidhni poshtë tavolinën e cila aq gjatë ka qëndruar në bodrum sa që ngjyra ka filluar t’i qërohet, mendoni edhe një herë

Tavolinës së vjetër shumë lehtë mund t’i jepni jetë të re me ndihmën e pak ngjyre dhe disa rripave të panevojshëm. Rezultati do t’ju ngazëllejë, transmeton Telegrafi.


Materiali i nevojshëm:

– Shpatull, heqës ngjyre, letër smerile, ngjyrë druri, shirita, ngjitës, gërshërë.

Mënyra e punimit:

1. Gërryeni ngjyrën e vjetër nga tavolina duke përdorur heqësin e ngjyrës dhe shpatullën.

2. Lëmoni sipërfaqen e tavolinës, pastaj me leckë fshini mbetjet.

3. Ngjyrosni tavolinën me ngjyrë sipas dëshirës suaj dhe prisni që ngjyra të thahet.

4. Zgjidhni rripa ngjyrash dhe teksturash të ndryshme të cilët do t’i bashkoni lehtë. Matni dhe pritni sipas gjatësisë së nevojshme.

5. Rripat më parë radhisni në tavolinë dhe kur të jeni bindur që ju pëlqejnë, ngjitni me ngjitës. Gjithë procesin mund ta shihni në videon në vijim.

/Telegrafi/