Premisat janë për argëtim të pafundmë të sezonit, duke qenë se propozimet që na vijnë nga shtëpitë më të mëdha të modës janë të shumta.

Aksesorët prej kohësh janë kthyer në miqtë më të dashur të femrave. Zinxhirë, unaza, varëse, vathe, nuk gjen femër që nuk i përdor. Në asnjë rast, pavarësisht kohës, nuk mungojnë. Disa janë të fiksuara e i kombinojnë me çfarëdo veshje, çantë apo këpucë, të tjerat më pak, por gjithsesi nuk harrojnë t’i përdorin kur duhen.


1aks

3aks

Kompozimet me gurë e perla theksojnë pjesën e qafës dhe gjoksit.

4aks

Perlat janë në modë, sidomos kur aplikohen edhe mbi fustan ose kostume.

5aks

Këtë sezon, më shumë se më parë moda po pasqyrohet në këmbët dhe duart tuaja. Për të qenë vërtet joshëse, duhet që të mendoni më shumë për aksesorët. Ky është mesazhi i stilistëve, të cilët propozojnë një stil ndryshe nga e zakonshmja. Për mbrëmjen do t‘u lihet më shumë hapësirë çantave të vogla, modeleve klasike, të cilat gjithnjë janë të pasura me elemente të çmuara. /Telegrafi/

6aks

7aks

8aks