Nga sot në të gjitha pikat e “Petrol Company” mund të përfitoni nga zbritja e çmimit të derivateve për 7 centë. Të gjithë klientët me Bonus dhe me Premium Kartelë të “Petrol Company” mund të përfitojnë nga kjo zbritje deri më 3 Gusht, ku mund të furnizohen me benzinë & diesel për 7 centë më lirë.
Menaxherja për marketing, Valentina Mekani, ka thënë sot se klientët e pajisur me kartela mund të përfitojnë nga kjo zbritje, ndërsa ata që ende nuk janë të pajisur me këto kartela mund ta bëjnë këtë në të gjitha pikat e “Petrol Company” ose në platformat online.
“Të gjithë klientët që janë me dy kartelat tona Bonus dhe Premium mund të përfitojnë nga zbritja që ka nisur sot, ndërsa klientët që nuk i kanë këto kartela e kanë mundësinë të pajisen me to në momentin që furnizohen me derivate, mjafton ta kërkojnë nga punëtorët ose edhe përmes rrjeteve sociale të aplikojnë dhe pastaj në pikën më të afërt mund ta marrin atë. Klientët me Bonus Kartelë përfitojnë zbritje 6 centë, kurse ata me premium kartelë 6.5 centë”, ka thënë Mekani në “Radio Prishtina”.
Mekani ka bërë të ditur se deri tani janë 25 mijë klientë që janë shumë aktivë dhe të pajisur me kartela. “Petrol Comapny” gjithashtu do të vazhdojë kampanjën humanitare, ku me rastin e Kurban Bajramit do të dhurohen çelësat e një shtëpie për një familje në Skenderaj.
“Kampanja humanitare është duke ecur shumë mirë. Këto ditë do të dorëzojmë çelësat e shtëpisë së 6-të në Skenderaj, ideja ka qenë që festën e Kurban Bajramit kjo familje ta presë në shtëpinë e re. Edhe dy shtëpi të tjera do të përfundojnë në javët në vazhdim”, ka bërë të ditur Mekani. Gjithashtu, “Petrol Company” do të lansojë edhe aplikacionin mobil, ku klientët do të kenë mundësi të shumta për t’u informuar me ofertat dhe çmimet e kompanisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit