Në tregun e brendshëm në Kosovë, vërehet laramani çmimesh të produkteve të ndryshme, varësisht nga dyqani, lokacioni apo qyteti.
Në qendra të mëdha tregtare, madje është bërë e zakonshme që gjatë vikendit apo në prag të festave të ndryshme, të paraqesin oferta për zbritje çmimesh të produkteve.
Megjithatë, konsumatorët ankohen se në tregun kosovar çmimet janë të papërballueshme, karshi pagës që marrin, qoftë në sektorin publik apo atë privat.
Selvije Berisha, qytetare nga Prishtina, e cila gjatë vikendit kishte dalë për të blerë gjëra të nevojshme ushqimore, konsideron se çmimet janë shumë të larta. Madje, ajo thotë se çmimet ndryshojnë shumë nga dyqani në dyqan.
“Unë dal shumë shpesh nëpër dyqane dhe i përcjelli çmimet. Ka rritje të çmimeve. Kanë edhe produkte në aksion, por nuk janë çmime reale”, shprehet Selvija.
Se çmimet e produkteve qoftë vendore apo të importuara nga vende tëndryshme të Bashkimit Evropian, janë të larta, e pohon edhe Bashkim Hetemi, punonjës në sektorin Publik.
Bashkimi thotë se me një pagë në familje nuk ka mundësi që të përmbushen nevojat elementare për një familje:
“Çmimet janë shumë të larta, kurse pagat nuk janë rritur fare”.
Edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve, thuhet se në muajin janar të këtij viti, çmimet janë më të larta për 1.7 për qind krahasuar me muajin janar të vitit të kaluar.
Po, kush i përcakton çmimet e produkteve në Kosovë?
Përfaqësues të komunitetit të biznesit, thonë se çmimet i përcakton kërkesa, oferta dhe tregjet e jashtme, por edhe konkurrenca joreale.
Përveç këtyre faktorëve, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se ka raste kur dyqane të ndryshme në Kosovë operojnë edhe për shpëlarje parash, që lehtë, sipas tij, mund t’i lëvizin çmimet sipas dëshirave të pronarëve të tyre.
“Të gjendet një mekanizëm që ata që ofrojnë produkte me oferta speciale, mos të bëjnë mashtrimin e qytetarëve apo mos të bëjnë pastrimin e parave, sepse dihet se në shumë vende të Ballkanit, të cilat janë në tranzicion me ekonomi, investojnë në një sektor tjetër dhe përmes shitjes me pakicë, duke i dhënë ato nën çmime, bëjnë pastrimin e një biznesi tjetër. E, kjo është tepër e rrezikshme” vlerëson Shahini.
Ndryshe, institucionet qeveritare në Kosovë nuk kanë kompetenca që të ndërhyjë në masën e çmimit të ndonjë malli. Por, Shahini thotë se duhet të krijohen mekanizma që kontrollojnë çmimet për disa produkte esenciale, ashtu siç ndodh në vende të zhvilluara të Evropës.
Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 115 euro, konsumi për ekonomitë familjare mbi 7500 euro, shumë kjo që nuk siguron një standard të mirë jetësor për qytetarët.
Derisa, paga mesatare për punonjësit në institucionet publike është 429 euro, në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.
Paga minimale në Kosovë, është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Avedo Kosova - Një mundësi e re për Gjilanin!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova