Zaniolo pritet të kthehet ndaj Juves

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrën dhe pritet të luajë kundër Juventusit në fundjavë.
Bianconerët kanë marrë lajme të mira për rikuperimin e Paulo Dybala, derisa edhe Giallorossët e ka kthyer talentin e tyre në stërvitje ekipore.
Italiani është stërvitur me bashkëlojtarët pas mungesës në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Spanjës dhe Belgjikës.
Sky Sport Italia raporton se Zaniolo është rikuperuar nga problemi me muskulin fleksor, ndërkohë që Jose Mourinho po i përgatit të zgjedhurit e tij për sfidën e madhe ndaj Juves.
Në anën tjetër, Chris Smalling do të mungojë dhe vazhdon ta ndjekë një program individual në Trigoria. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































