Legjenda e Nerazzurrëve tha se lojtarët duhet ta meritojnë këtë fanellë dhe se për atë duhet të japin maksimumin.

"Aktualisht jemi keq, shumë keq. Por, ende kemi për të dhënë dhe kjo varet nga ne dhe ne duhet të japim maksimumin nga vetja”.


“Eder tregoi se është një lojtar i fortë, i cili mund të ndihmon në të gjitha fazat. Tani për tani ne duhet të punojmë me mend, çdo gjë varet nga ne”.

“Të mërkurën kemi një shans të madh për të marr veten pas një janari të tmerrshëm. Një lojtar duhet të jetë në gjendje t’i kapërcejë këto momente të vështira. Fanella zikaltër është një fanellë që duhet të nderohet dhe këtë djemtë e treguan deri një muaj më parë, besoj se ata nuk e kanë harruar këtë”.

“Jemi të zemëruar, që nga unë, deri te Mancini e tifozët, por duhet të kthehemi fitoreve”, ka thënë Zanetti për Inter Channel. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app