LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Nuk jemi të gatshëm të miratojmë negociatat për Maqedoninë e Veriut

Zakharieva: Nuk jemi të gatshëm të miratojmë negociatat për Maqedoninë e Veriut

“Nuk mund t’i mbyllim sytë dhe të bëhemi se nuk shohim se ka probleme me zbatimin e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut”.

Këtë e deklaroi ministrja bullgare për Punë të Jashtme, Ekaterina Zakharieva. Ajo thotë se akoma nuk janë të gatshëm ta miratojnë kornizën për negociatat me Shkupin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ne kemi qëllim të mirë, por nuk mund të bëjmë kompromise që do të vazhdojnë të çojnë në fushatë anti-bullgare. Ky është qëndrimi i Qeverisë së Bullgarisë”, tha Zakharieva, raporton BGNES.

Ndryshe, prej dje ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, qëndrojnë për vizitë në Berlin të Gjermanisë ku kanë realizuar takim me Zakharievën, me ftesë të ministrit gjerman për Punë të Jashtme, Heiko Maas.

Ndërsa dje BGNES, raportoi se kryeministri bullgar Boyko Borissov e dërgoi Zakharievën në Berlin me qëndrime të forta për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori