LAJMI I FUNDIT:

Zaharieva: Ratifikojeni Demarkacionin

Zaharieva: Ratifikojeni Demarkacionin

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar se ekzistojnë faktor të jashtëm që kanë ndikim të fuqishëm në disa vende në Ballkanin perëndimor.

“Përgjegjësia për këtë bie mbi Bashkimin Evropian që nuk ka qenë i angazhuar sa duhet në rajon”, ka deklaruar shefja e diplomacisë bullgare në fjalën e saj në Komitetin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.

“BE nuk është sa duhet e pranishme me ndikimin e saj në Ballkan. Ky është faji jonë. Nëse ne nuk jeni aty, atëherë, natyrisht se dikush tjetër do të jetë i pranishëm me ndikimin e tij të fortë që nuk është pjesë e familjes evropiane dhe as pjesë e NATO-s”, tha ajo.


Zaharieva duke prezantuar prioritetet e kryesimit të Bashkimit Evropian nga Bullgaria deri në muajin korrik, ka konfirmuar se Ballkani Perëndimor do të jetë prioriteti më i rëndësishëm, pasi rajoni është shumë i rëndësishëm për të gjithë kontinentin evropian.

“Besoj fuqishëm se nuk mund të ketë stabilitet dhe siguri në Evropë pa stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar Zaharieva, transmeton KP.

Për sa i përket Kosovës, Zaharieva ka nënvizuar faktin se është me shumë rëndësi që institucionet e BE-së në Bruksel të përcaktojnë synimet e qarta euro-integruese për Kosovën.

Ajo ka nënvizuar se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për domosdoshmërinë e realizimit të reformave, sidomos në fushën e shtetit ligjor si dhe për kushtet që duhet t’i plotësojnë.

“Një prej këtyre kushteve është ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi”, tha Zaharieva,  cila ka porositur se “BE nuk do të pranojë më anëtare të reja ato vende që kanë problemet bilaterale të hapura ndër fqinjësore”. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori