LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha dënohet me 600 euro gjobë, pranoi se kanosi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj

Zafir Berisha dënohet me 600 euro gjobë, pranoi se kanosi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj

Gjykata Themelore në Prizren të martën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale “kanosje”, duke e dënuar me 600 euro gjobë. Ish-deputeti Berisha ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën akuzohej.

Lajmin për Telegrafin e konfirmuan nga Gjykata Themelore në Prizren.

I akuzuari Berisha fillimisht është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj për kanosje përmes telefonit ndaj kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, por dënimi është zëvendësuar me 600 euro gjobë


Në korrik të 2022-së, Prokuroria Themelore në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosje”.

Referuar aktakuzës, në qershor të vitit 2022 i akuzuari Zafir Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i kishte dërguar sms-a të dëmtuarit Shaqir Totaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori