LAJMI I FUNDIT:

Zaev thotë se ka kapacitet koalicionimi për mandat të ri

Zaev thotë se ka kapacitet koalicionimi për mandat të ri

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pret një fitore dhe një koalicion të qëndrueshëm nga zgjedhjet e ardhshme dhe nuk përjashton mundësinë e koalicionit pas zgjedhjeve edhe nëse fitojnë 61 deputetë.

Në një intervistë për AIM, Zaev komentoi idenë e BDI-së kryeministrin e parë shqiptar si një strategji politike plotësisht populliste dhe mesazh nacionalist, diçka që ishte e pranishme në kohën e Gruevskit dhe Ahmetit.

“Kjo është arsyeja pse ne thamë se BDI pas 17 vjetësh që të jetë në opozitë, është e shëndetshme që ata të mund të dalin me forca të reja që do të shpejtojnë reformat në vend”, thotë Zaev .

Ai shtoi se “Ne Mundemi” edhe nëse fitoi 61 vende, do të formonte një koalicion pas zgjedhjeve, kryesisht për të përfaqësuar siç duhet bashkësitë etnike.

“Ne duhet ta bëjmë atë në periudhën në vazhdim, madje edhe me 61 deputetë. Teorikisht, nëse njerëzit vendosin të na japin një përgjegjësi të tillë, ne do të hyjmë në një koalicion, në bisedime, të gjitha opsionet janë të hapura, madje edhe BDI, nëse heq këtë kusht, nuk kemi asnjë problem të flasim. Aleanca dhe Alternativa edhe ato janë pjesë e komunikimit tonë. Së bashku votuam një pjesë të reformave, ndryshimeve kushtetuese, Ligjit për Prokurorin Publik dhe besoj se kemi të paktën një minimum bashkëpunimi, në mënyrë që të ndërtojmë një platformë të përbashkët, një program qeveritar që e ardhmja të ketë sukses si koalicion, dhe natyrisht që ka mundësi edhe midis deputetëve të tjerë që do të zgjidhen në Kuvend”, theksoi Zaev.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, sepse, siç theksoi ai, legjitimiteti i institucioneve është shumë i rëndësishëm./Telegrafi/