LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të dorëzojmë propozim të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike

Zaev: Do të dorëzojmë propozim të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike

Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se pas dështimit të takimit të liderëve, në Kuvend ata do të dorëzojnë propozim të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike, në të cilin do të përfshihet edhe Prokuroria Speciale.

Ai tha se me tekstin e ri parashihet që PSP-ja të integrohet në Prokurorinë Themelore Publike dhe do të ketë emër të ri, si dhe do të ketë kompetenca në të gjithë shtetin për të ndjekur krimin dhe korrupsionin e lartë, ndërsa do të udhëhiqet nga shefja e tanishme e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Villma Ruskovska, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Në emër tim dhe në emër të qeverisë theksoj se nuk i pranojmë ultimatumet e opozitës, të cilat i vendosin interesat partiake mbi ato shtetërore. Qëllimi i qeverisë është të mbrojë drejtësinë dhe të vendosë themelin e shtetit të së drejtës. Jemi ballafaquar me shtyrje të paarsyeshme dhe arsye të kota nga opozita”.

“Javën e ardhshme në Kuvend do të propozojmë tekst të ri për Prokurorinë Publike dhe do të hapim debat në Kuvend. Teksti që do të propozohet i ka ato pika me të cilat kemi biseduar me të gjitha grupet parlamentare dhe mendojmë se do të jenë të pranueshme për të gjithë deputetët”.

“Pjesa e rëndësishme a këtij teksti, që sot do të dorëzohen tek të gjitha partitë dhe mediumet, është që PSP të integrohet në Prokurorinë Themelore Publik dhe do të ketë emër të ri. Kjo prokurori do të ketë kompetenca në të gjithë shtetin”, tha mes tjerash Zaev.

Ai i ftoi të gjithë deputetët që të ndjekin me vëmendje propozimin dhe të jenë të përgjegjshëm, si dhe të tregojnë se janë të bashkuar kur janë në pyetje çështjet e rëndësishme për shtetin dhe qytetarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Sfidat dhe përgjegjësia e mediave në gjuhën serbe në Kosovë, flasin Zulfija Jakupi e Isak Vorguçiq

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori