LAJMI I FUNDIT:

Zaev takoi Radevin në Samitin e NATO-s, diskutuan për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Zaev takoi Radevin në Samitin e NATO-s, diskutuan për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Perspektiva për arritje të një hapi real në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka qenë në fokusin e takimit të djeshëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe presidentit të Bullgarisë Rumen Radev në përfundimin e Samitit të NATO-s në Bruksel. Në takim është diskutuar vizita e kryeministrit Zaev në Sofje, që është parashikuar për këtë javë.

Siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, presidenti bullgar Radev e nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme dhe principiele për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe pritjen e Bullgarisë për dialog politik aktiv dhe të menjëhershëm nëpër të cilat do të zgjidhen çështjet e hapura në marrëdhëniet e ndërsjella.


“Rumen Radev dhe Zoran Zaev e theksuan shenjën pozitive në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, që shefat e shteteve të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e arritën me vizitën e tyre të përbashkët në maj në Romë dhe Vatikan, që t’u japin respekt vëllezërve Shën Cirili e Metodi”, potencohet në kumtesë.

Në takim, siç citohet, është theksuar vullneti i përbashkët për arritje të rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për plotësimin e pritjeve të qytetarëve në të dy vendet.

Partneriteti bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe mundësia për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e stërvitjes ushtarake dhe këmbimit të kadetëve ndërmjet dy vendeve, gjithashtu ishte pjesë e temave për të cilat në Bruksel kanë biseduar kryeministri Zaev dhe presidenti bullgar Radev.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë, Gjeorgji Panajotov.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori