LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Shpresoj se do të gjejmë zgjidhje për rritjen e pagave në arsim

Zaev: Shpresoj se do të gjejmë zgjidhje për rritjen e pagave në arsim

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se nesër, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi do të takohen me përfaqësuesit e SASHK-ut dhe do të përpiqen të gjejnë zgjidhje të përbashkët për rritjen e pagave në arsim.

Zaev ju bëri apel profesorëve dhe mësuesve të mos shqetësohen për shkak se ka para në buxhet për paga më të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kur ishte OBMR-PDUKM në pushtet, pagat në arsim u rritën dy herë apo 10%. Në për dy vite i rritëm për mbi 10% dhe mbajmë fjalën se do t’i risim edhe 10% më shumë, ashtu siç paralajmëruam për muajin prill. SASHK kërkon që kjo të bëhet në janar, nesër kemi takim dhe do të kërkojmë durim për shkak se ka buxhet të projektuar për këtë qëllim”, tha Zaev.

Ai shtoi se për fat të mirë buxheti nuk shpenzohet në për sende të koha dhe pagat do të rriten pa asnjë borxh ndërsa me këtë rritje profesorët do të kenë paga më të larta nga mesatarja./Telegrafi/