LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Republika Ilinditase e Maqedonisë është emri për të cilin mund të ketë marrëveshje (Video)

Zaev: Republika Ilinditase e Maqedonisë është emri për të cilin mund të ketë marrëveshje (Video)

Liderët e partive politike sot kanë mbajtur takim, në të cilin kanë diskutuar për çështjen e emrit dhe negociatat me Greqinë.

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për media tha se emri “Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot në takim me krerët shtetëror informova në lidhje me negociatat me Greqinë për emrin. Informova presidentin, kryetarin e Kuvendit se qeveritë e dy vendeve flasin për opsione që mund të jenë të pranueshme për të dy vendet. “Republika Ilindenska Makedonija”, (shqip: Republika Ilinditase e Maqedonisë) është propozimi rreth të cilit mund të ketë kompromis me Greqinë. Me këtë garantohet identiteti i maqedonasve, multietniciteti duke përfshirë të shqiptarët, romët, turqit, vllehët dhe të tjerët. Ilindeni nuk ka asnjë aspiratë territoriale ndaj asnjë shteti, përfshirë edhe Greqinë”, tha mes tjerash Zaev.


Ai tregoi edhe histori tjera për Ilindenin, duke thënë se na duhet “Ilinden i 4” me të cilin do të arrihet marrëveshje me Greqinë, që sipas tij, do të hapte rrugën për anëtarësimin në NATO dhe BE.

Kryeministri Zaev për këtë propozim kërkoi mbështetje nga gjitha partitë dhe qytetarët, pasi siç tha është hap shumë i madh, i cili mund ta mbyll çështjen 25 vjeçare me Greqinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori