Zaev për vizitë zyrtare në Prishtinë, do të ketë takim me Haradinajn

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në dhjetor do të realizojë vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, për AIM tha se agjenda e vizitës akoma nuk është definuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, realizoi vizitë zyrtare në Shkup ndërsa paralajmëroi se do të ketë takim edhe në nivel të kryeminstrave./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/11/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































