LAJMI I FUNDIT:

Zaev për rastin “Monstra”: Bisedimet nga “bombat” i kam rishikuar personalisht

Zaev për rastin “Monstra”: Bisedimet nga “bombat” i kam rishikuar personalisht

Zoran Zaev sot dëshmoi për rastin “Monstra”, gjegjësisht për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në Liqenin e Smilkovcës.

“Bombat për këtë rast i ka dorëzova në PSP. Gjithçka që posedoja si video inçizimet dhe transkriptat, në fund të vitit 2015 i dorëzova deri tek PSP. Sipas evidentimit, kishte më shumë se një milionë bomba. Një pjesë i dëgjova dhe i shpërndava në opinion, por kjo është vetëm një pjesë e vogël”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gjyqtarit Ognen Stavrev.


Në pyetjen e prokurores Fatime Fetai, se kush e bënte selektimin, Zaev u përgjgij:

“Bisedimet, personalisht i rishikova. Për rastin konkret, shikova bisedimet në formën e transkriptave, ndërsa ishin të njohur me emër dhe mbiemër të akuzuarit e atëhershëm, për të cilën kishte edhe aktgjykim të 180 faqeve, të cilat i kisha unë. Selektimin askush nuk mund të bënte sepse nuk mund të dihet deri në fund se çka janë dëshmi dhe çka jo. Por kur do të shikoni bisedimet e Fejzi Azirit dhe personit tjerë një nga të akuzuarit”, tha Zaev.

Prokurorja e pyeti nëse ka pasur takim me familjarët e viktimave dhe për çka kanë biseduar?

“Kam pasur shumë takime me prindërit i të fëmijëve të vrarëve me kërkesë të tyre. Dëshirojnë të dinë më shumë informacione për atë që ka ndodhur, nëse në bombat ekzistojë këto informacione”, tha Zaev./Telegrafi/