LAJMI I FUNDIT:

Zaev në takim me përfaqësues të ZTE-së, diskuton për konceptin e kthimit të TVSH-së

Zaev në takim me përfaqësues të ZTE-së, diskuton për konceptin e kthimit të TVSH-së

Smart teknologjitë e reja që i lanson kompania ZTE, efektet pozitive që i gjenerojnë mbi 100 qytete në Kinë me zbatimin e tyre dhe planet e ardhshme për investime të kompanisë, kanë qenë temë e bisedës së takimit të kryeministrit, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, me drejtorin e ZTE-së për Evropën Juglindore, Ling Zhi, në kudër të Samitit “16+1” për bashkëpunim të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës.

Përfaqësuesit e ZTE-së e kanë prezantuar konceptin e smart kartelës që posedon mundësi, që krahas të dhënave tatimore, të integrojë edhe të dhëna të tjera, siç janë të dhëna nga evidenca shëndetësore, por edhe transaksione dhe të dhëna të tjera të rëndësishme për çdo qytetar, që do të deponohen në këtë kartelë smart.


“Ky koncept është i zbatueshëm për realizim zë masës së kthimit të 15 për qind të TVSH-së për qytetarët, masë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë planifikon që nga qershori i vitit të ardhshëm ta realizojë si pilot projekt në dy rajone”, njoftojnë nga qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev, sipas kumtesës, e ka inkurajuar përpunimin e konceptit si mundësi e mirë që të sigurohet sistem i sigurt, që do të mundësojë nga 15 për qind nga TVSH të kthehen në buxhetet familjare të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në takim është biseduar edhe për politikat dhe masat ekonomike nga Plani për rritje ekonomike që janë vlerësuar si impuls pozitiv i ri për zhvillimin e ekonomisë vendore. Është konkluduar se janë krijuar kushtet e nevojshme të cilat garantojnë biznes klimë stabile dhe të parashikueshme, që paraqet nxitje të rëndësishme për interesin e rritur për investim në Republikën e Maqedonisë, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori