LAJMI I FUNDIT:

Zaev kërkoi nga biznesmenët në Mal të Zi që të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Zaev kërkoi nga biznesmenët në Mal të Zi që të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Si përfundim të vizitës zyrtare në Malin e Zi, kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq mbajtën një konferencë shtypi për informimin e rezultateve të vizitës së delegacionit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Podgoricë. Konferenca e shtypit pasoi pas një seance të përbashkët të dy qeverive, ku shkëmbyen informacione dhe mendime mbi mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe mbi të cilat janë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fushën e punëve të brendshme, mjedisit dhe shëndetit.

Kryeministrat Zaev dhe Markoviq gjithashtu përshëndetën punën e biznesmenëve në Forumin e Biznesit, e cila, si pjesë e programit, u organizua nga Odat e Ekonomie të të dyja vendeve.

“Sot kemi mbajtur një seancë të përbashkët qeveritare, si takimi i parë, historik, qeveritar. Ne kemi nënshkruar 4 marrëveshje dhe memorandume në fushën e mbrojtjes, çështje të brendshme për mbrojtjen e të dhënave sekrete, si dhe mjedis dhe shëndetësi. U realizua edhe takim dypalëshe të ministrave të bujqësisë, ministrave të transportit. Së bashku patëm mundësinë të jemi në Forumin e Biznesit të organizuar nga dy Odat – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi. Ne i inkurajuam biznesmenët dhe njerëzit e biznesit të ndiqnin miqësinë mes dy qeverive tona, midis dy vendeve tona dhe të promovonim bashkëpunimin ekonomik midis kompanive”, deklaroi Zaev.


Zaev gjithashtu tha se Mali i Zi është një nga miqtë tanë të parë në procesin e anëtarësimit në BE. Kryeministri Markoviq, Presidenti Gjukanoviç, kanë theksuar të drejtën tonë në të gjitha takimet tona, pas 14 vjetësh për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori