LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Jap urdhër të shkarkohen të gjithë familjarët që janë punësuar me ndikim të funksionarëve (Video)

Zaev: Jap urdhër të shkarkohen të gjithë familjarët që janë punësuar me ndikim të funksionarëve (Video)

Kryeministri Zoran Zaev, sot para gazetarëve tha se jep urdhër si kryeministër i vendit që të gjithë familjarët e funksionarëve që janë punësuar në institucionet shtetërore me ndikimin e tyre, të shkarkohen nga vendet e punës.

Zoran Zaev tha se është i prerë dhe kërkoi që të gjithë personat për të cilët Komisioni për Antikorrupsion ka vërtetuar se ke nepotizëm, të largohen nga vendet e punës pas 5 majit, datë kur përfundon procesi zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu theksoi se pret përgjegjësi politike nga zyrtarët e përfshirë në vendimin e Anti-korrupsionit.


Kryeministri i vendit e vlerësoi edhe punën e Komisionit për Antikorrupsion, për të cilin tha se është sistem që funksionon dhe kjo sipas tij, është e rëndësishme./Telegrafi/