LAJMI I FUNDIT:

Zaev, Filipçe dhe Nikollovski gjobiten me nga 50 euro nga Policia e Maqedonisë

Zaev, Filipçe dhe Nikollovski gjobiten me nga 50 euro nga Policia e Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev, zv.kryeministri Ljupço Nikollovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, janë gjobitur me nga 50 euro nga Policia e Maqedonisë, për shkak të mosmbajtjes së helmetës mbrojtëse në kokë, gjatë vozitjes së motorit.

Funksionarët qeveritar janë ndaluar nga policia në bulevardin “Goce Dellçev”, në afërsi të objektit qeveritar, para tre ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Mediumet maqedonase kanë siguruar fletëpagesat e të tre funksionarëve.

Ndërsa nga MPB kanë njoftuar se ditëve të fundit janë shtuar kontrollet në trafik. Zëdhënësi Toni Angellovski, tha se në qytetin e Shtipit vetëm për një orë janë lëshuar 50 gjoba./Telegrafi/