LAJMI I FUNDIT:

Zaev – Al-Atiki: Do të thellohet bashkëpunimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kuvajtit

Zaev – Al-Atiki: Do të thellohet bashkëpunimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kuvajtit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot realizoi takim me Jakub Al-Atiki, ambasador i Kuvajtit për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i shoqëruar nga delegacioni i ambasadës, me seli në Sofje.

Siç njoftojnë nga qeveria, në takim janë shqiptuar urime për zgjidhje të çështjeve dypalëshe të Republikës së Maqedonisë së Veriut me fqinjët, në çka shihet si një mundësi të hapura për progres dhe të ardhme perspektive të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Është biseduar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Kuvajtit dhe janë shqyrtuar mundësitë për lehtësim të komunikimit dhe lëvizjet e përfaqësuesve të odave ekonomike dhe bashkësisë së biznesit të dy shteteve, si dhe të qytetarëve”.

“Ambasadori Al-Atiki kumtoi se ka të interesuar nga ana e sektorit privat në Kuvajt për bashkëpunim me sektorin privat të biznesit në vendin tonë, duke pasur parasysh se bashkëpunimi i këtillë realizohet me vendet e rajonit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se është paralajmëruar edhe donacion nga Kuvajti për pajisje mjekësore në shëndetësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori